Aktualitet

Kujdes! Mashtrim online me pakot e Postës Shqiptare, hakerat do t'ju vjedhin llogaritë bankare

Një ofertë të tillë zor se ka ndonjë që i reziston.

k.m.
Kujdes! Mashtrim online me pakot e Postës Shqiptare, hakerat do t'ju
Posta Shqiptare

TIRANË- Një tjetër mashtrim po qarkullon në rrjet! Sërish, "urë lidhëse" është përdorur Posta Shqiptare. ZËRI ka zbuluar një faqe të sponsorizuar në Instagram, që bën një ofertë të pareziestueshme. Duke u hequr si Posta Shqiptare, në faqe bëhet një reklame e pabesueshme; mund të blesh paleta me porosi të pamarra për vetëm 1-2 euro! Një ofertë të tillë zor se ka ndonjë që i reziston. Por është mashtrim. ZËRI klikoi mbi link për të parë se ku shkonte...dhe sigurisht qëllimi ishin vjedhja e të dhënave të kartës bankare.

"Pakot e humbura për vetëm 1euro. Po pastrojmë magazinat tona dhe po nxjerrim në shitje porositë e padorëzuara online, të cilat nuk janë paguar dhe kanë qenë në magazinë për më shumë se 1 vit. Transport falas!,"-shkruhet në postim. Kush mund t'i rezistojë një oferte të tillë? Por është mashtrim!

FOTOT E KAPURA NGA ZËRI

Kujdes! Mashtrim online me pakot e Postës Shqiptare, hakerat do t'juKujdes! Mashtrim online me pakot e Postës Shqiptare, hakerat do t'juKujdes! Mashtrim online me pakot e Postës Shqiptare, hakerat do t'juKujdes! Mashtrim online me pakot e Postës Shqiptare, hakerat do t'juKujdes! Mashtrim online me pakot e Postës Shqiptare, hakerat do t'ju

E njëjta skemë mashtrimi por në Facebook është përdorur në Shqipëri edhe vitin që shkoi. Një skemë e ngjashme u përdor edhe duke reklamuar valixhet e humbura në aeroporte. Sërish mashtrime. Edhe pse vjet pati reagime zyrtare nga institucionet, të cilave u përmendet emri, Policia e Shtetit nuk mundi që të vendoste në pranga asnjë nga keqbërësit. Këta të fundit duket se janë kthyer sërish, me çmim më të ulët, gati për të zhvatur ata që bien në kurthin e tyre. 

Kështu që kujdes! Vërtetë në vende të tjera në botë shitja e pakove/valixheve të pamarra është një praktikë që ndiqet, por nuk është ky rasti. Mbani mend, nëse është shumë e bukur për t'u besuar, mos besoni! Me siguri është mashtrim!!!/ZËRI

Poll

MOS HUMB