
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka fituar procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi. Njëjtë si në shkallën e parë, edhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit, deputeti demokrat u shpall i pafajshën. Çështja lidhej me një status të Baçit, publikuar më 11 gusht 2022, ku ai denonconte humbjen e jetës së një të mituri në lumin Seman dhe më parë të vëllait të tij në rrethana të ngjashme. Baçi akuzonte Bufin për mosmbështetje të familjes, që vuante nga probleme ekonomike dhe për mohimin e ndihmës sociale ndaj tyre.
Statusi që shkruajti në atë kohë Luan Baçi:
Qofsh i parajses Ergys Saka! Ngushellimet me te sinqerta, nenes se tij fat keqe dhe gjithe te dashurve te tij! Iku dhe një ëngjëll tjetër nga atdheu ynë në mënyrë tragjike nga mjerimi dhe varfëria! Në vend që të ishte duke lozur ose pushuar si bashkëmoshatarët e tij kudo nëpër botë, Ergysi, ishte çdo dite ne pune dhe ne kohen e lire shkonte, per peshkim, ne lumin Seman, per te ndihmuar sado pak familjen e tij, Nenen dhe Vellezerit, pasi babai i tyre nuk jeton me, dhe ky lume i mori jeten! I braktisur nga shteti dhe nga Bufi i Bashkise Rroskovec qe edhe pse ndihma ekonomike i takonte, Bufi ja mohonte! Ka vetëm një fajtor për këtë krim dhe ky është pushteti çnjerëzor i Ramës që milionat e taksave të shqiptarëve ia çon oligarkëve të inceneratorëve dhe të bizneseve qeveritare! Ndersa, nënat kryefamiljare i len në mëshirë të fatit e në mjerim të plotë. Bufi i bashkisë së Rroskovecit në vend që të punësojë gratë fatkeqe, Nenat qe rrisin femij jetim, si heroina, ne vend qe, të mbështesë këta fëmijë jetim, pasi eshte edhe vet, grua dhe nene, mendon të shtojë milionat për llogari të shefit të saj në Tirane dhe njerëzve të korruptuar të bashkisë Rroskovec! Fundi tragjik i këtyre fëmijve të cilët kërkojnë të mbijetojnë nga varfëria dhe papunësia e prindërve, do të jetë mallkimi i përjetshëm mbi rilindësit mavi! Me e pakta qe mund te beni zonja Bufi, beni nje ngushellim publik, per Qytetarin Ergys Saka, 14 vjećarin jetim, te braktisur nga ju dhe nga qeveria juaj e korruptuar! Interesohuni per kete familje, shume fatkeqe, ku para 10 vitesh humbi nje djale, po ne kete lume, ne te njejtin vend! Para 4 vjetesh, humbi kryefamiljarin! Sot humbi 14 vjeçarin Ergysin! Tashme gjendja e kesaj familje eshte, e mjere dhe e pa shprese, e trisht dhe e dhimbshme, historikisht pa mbeshtetje dhe e braktisur nga ju, qe drejtoni prej shume vjetesh tashme! Ps! Kjo eshte Bufi i pangopur i Bashkise Rroskovec!
Nuk është hera e parë që Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi shkon në SPAK. Disa muaj më parë, SPAK nisi procedimin penal për Bufin, pas investigimit të programit Piranjat, ku kryebashkiakja e Roskovecit i bënte presion me shkarkim nga puna një pastrueseje e cila kishte marrë pjesë në një nga mitingjet e opozitës. Ndërsa në një rast të dytë, Bufi i kërkonte llogari një qytetari pse kishte shprehur mbështetje në rrjetet sociale për rivalin e saj në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023. Për këto dosje, SPAK ende nuk ka dalë me një vendim.
Ndërsa lidhur me humbjen e gjyqit ndaj Baçit, ende nuk ka një reagim nga Bufi./ZËRI