Aktualitet

CENSI/ Grekët të shqetësuar: Shqiptarët po marrin pasaportat dhe ikin në Angli. Na duhen punëtorë

Me këtë shifër, shqiptarët tejkalojnë bullgarët dhe pakistanezët, të cilët janë rreth 35,000 persona. 

k.m.
CENSI/ Grekët të shqetësuar: Shqiptarët po marrin pasaportat
Foto ilustruese

ATHINË- 7% e popullsisë totale të Greqisë janë persona me nënshtetësi të një vendi tjetër. Kjo e dhënë është zbuluar nga censusi i fundit që është zhvilluar në shtetin fqinjë. Nga banorët e përhershëm shumica janë shqiptarë, saktësisht 374.900 persona. Me këtë shifër, shqiptarët tejkalojnë bullgarët dhe pakistanezët, të cilët janë rreth 35,000 persona. 

"Për shkak të krizës ekonomike, një pjesë e madhe e popullsisë emigrante u largua nga vendi. Këto mangësi reflektohen në të gjitha fushat e punës,"-tha Angelos Tramundanis, studiues i EKKE.

Të dhënat e disponueshme tregojnë se një numër i konsiderueshëm emigrantësh janë larguar nga Greqia. Në vitet 2017-2024, numri i lejeve të qëndrimit ra me më shumë se 100,000. 

CENSI/ Grekët të shqetësuar: Shqiptarët po marrin pasaportat
Statistikat

“Sot vihen re dy tendenca; E para janë emigrimet dytësore: emigranti shqiptar në Greqi që niset më pas për në Angli. Paradoksi është se ai mund të largohet vetëm kur të legalizohet dhe kjo është arsyeja pse shumë njerëz luftojnë për të marrë nënshtetësinë greke. E dyta është largimi nga pakënaqësitë sa i përket trajtimit në vendet e punës, ku përfshihet pagesa, orët shtesë apo hendeqet e shumta për të rinovuar leje-qëndrimit. Kjo e fundit është një arsye mjaft e fortë, pasojat e të cilës, shteti grek i kuptoi pasi dëmi ishte bërë dhe më pas u përpoq ta rregullonte atë me marrëveshje ad hoc,”- shpjegon për “K”, profesori i Shkencave Politike, Dimitris Kristopulos.

Tradicionalisht, emigrantët në Greqi kanë plotësuar mungesa të konsiderueshme të fuqisë punëtore në bujqësi, ndërtim dhe turizëm, sektorë që varen nga puna manuale, sezonale dhe/ose me aftësi të ulëta që grekët refuzojnë t'i bëjnë. Studimet vënë në dukje se emigrantët kontribuan në përshpejtimin e rritjes së ekonomisë greke, e cila është kryesisht për shkak të punësimit intensiv, fleksibël dhe me kosto të ulët që ata ofronin. Sipas analizave, pjesëmarrja e emigrantëve në aktivitetin ekonomik para krizës financiare ka kontribuar në rritjen e PBB-së nga 2.3% në 2.8%.

Sot, rreth 70,000 punëtorë mungojnë në sektorin e bujqësisë, 80,000 në turizëm dhe hotelieri, dhe së bashku me mungesën e fuqisë punëtore në ndërtim, ka nevojë për 200,000 njerëz të tjerë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB