Aktualitet

Kujdes! Mashtrimi me pakot, Posta Shqiptare: Mund t'ju vjedhin para

Në postimin e bërë pretendohej se do të shiteshin për një çmim të papërfillshëm, për vetëm 236 lekë, pako të porosive që për arsye të ndryshme kanë mbetur në magazinat e postës pa shkuar në destinacion.

k.m.
Kujdes! Mashtrimi me pakot, Posta Shqiptare: Mund t'ju vjedhin para
Posta Shqiptare

TIRANË- Posta Shqiptare ka rënë pre e hackerave. Në rrjetin social "Facebook" me emrin “Posta Shqiptare” është hapur një faqe të martën e 18 shtatorit, e cila që në postimin e parë u ka bërë një "ofertë të parezistueshme" qytetarëve. Në postimin e bërë pretendohej se do të shiteshin për një çmim të papërfillshëm, për vetëm 236 lekë, pako të porosive që për arsye të ndryshme kanë mbetur në magazinat e postës pa shkuar në destinacion. Madje, për të tërhequr sa më shumë blerës, hackerat kishin bërë edhe sponsorizimin e faqes. 

Kujdes! Mashtrimi me pakot, Posta Shqiptare: Mund t'ju vjedhin para

"Promocioni Vjetori i Postës Shqiptare! Merrni një paletë për një çmim të pamposhtshëm prej 236 lekë. Në fillim të çdo muaji, kompania jonë paraqet një thes me artikuj të harruar nga depozitat tona. Këto thesare të neglizhuara janë lënë të papranuara për 3 muaj ose më shumë, për shkaqe të ndryshme. Tani është koha juaj të siguroni një telefon, një aspirator të lartë cilësie, një gamë pajisjesh kuzhinë dhe një varg tjetër artikujsh të dëshiruar. Mos humbisni këtë mundësi! Klikoni për të kapur këtë ofertë ekskluzive dhe për të zbuluar detajet e promocionit emocionues tonë!,"-shkruhej në postimin e bërë. 

Kujdes! Mashtrimi me pakot, Posta Shqiptare: Mund t'ju vjedhin para

Ndërsa vetëm sot, një reagim zyrtar u bë nga Posta Shqiptare. Në një komunikim zyrtar, Posta Shqiptare njoftoi për problematikën, e po ashtu, rishpërndau adresat e saj zyrtare duke u kërkuar gjithashtu qytetarëve që të mos besojnë asgjë që nuk shpërndahet nga kanalet zyrtare.

REAGIMI I PLOTË:

Kujdes! Mashtrimi me pakot, Posta Shqiptare: Mund t'ju vjedhin para

Posta Shqiptare bën me dije për të gjithë klientët e saj se në rrjetet sociale është hapur një adresë me emrin e institucionit tonë, duke abuzuar me reklamimin e shërbimeve të cilat nuk ofrohen nga ne. PostaShqiptare rikujton çdo qytetar se adresat tona zyrtare janë si më poshtë:Për çdo informacion iu lutem na kontaktoni në numrat tanë të shërbimit ndaj klientit: 0682044727; 0682044707. Si dhe në adresën e e mailit: [email protected] Jemi çdo ditë me fokus tek qytetari.

Deri më tani, nuk ka asnjë asnjë denoncim nga qytetarët, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të kenë rënë pre e mashtrimit duke u dhënë personave të paidentifikuar të dhënat e tyre bankare./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB