Aktualitet

Kush do të jetë kryepolici i ri? Pritet LISTA me pikët e vlerësimit, 5 kandidatët më të vlerësuar në "tavolinën" e Lamallarit

Pasi Komisioni i Posaçëm të dorëzojë listën, Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave kandidaturat dhe vendimi merret nga qeveria.

zh.ll
Kush do të jetë kryepolici i ri? Pritet LISTA me pikët e
foto ilustruese

TIRANË- Pas përfundimit të fazës së intervistimit për kandidaturat, pritet që të publikohet lista e pikëve për secilin nga 14 kandidatët e intervistuar. Pas kësaj, disa nga kandidatët më të vlerësuar do t’i dërgohen më pas Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, për shqyrtim të mëtejshëm.

Pasi Komisioni i Posaçëm të dorëzojë listën, Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave kandidaturat dhe vendimi merret nga qeveria.

Intervistimi i kandidatëve u zhvillua prej rreth 9 orësh, më datë 24 mars, duke përmbyllur kështu fazën finale të procesit të zgjedhjes së kreut të ri të Policisë së Shtetit. 

Procesi pati edhe vëmendjen e faktorit ndërkombëtar. Gjatë kohës që zhvilloheshin intervistat, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn u prit nga ministri Besfort Lamallari.

Në garë morën pjesë gjithsej 16 kandidatë, nga të cilët 2 9ë kandidate gra) u skualifikuan pas vlerësimit paraprak, duke e lënë listën e 14 të intervistuarve.

Lista e kandidatëve:

Afrim Tafa

Alfred Çepe

Arjanit Arapi

Elidon Çela

Gentian Berberi

Gentjan Shehaj

Idajet Faskaj

Lorenc Panganika

Neritan Nallbati

Pëllumb Seferi

Rebani Jaupi

Saimir Boshnjaku

Skënder Hita

Tonin Vocaj

Me largimin e Prodës, deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, në detyrë është komanduar zëvendësdrejtori Sokol Bizhga./ZËRI

Poll

MOS HUMB