Aktualitet

Kush është Nafiz Bajrami, 'tenderuesi' me flamuj të kuq që po i shpëton drejtësisë

Me kompaninë e tij "Bajrami N." ka marrë gjithsej 66 tendera publikë, ku më shumë se gjysma e tyre kanë shënuar me flamur të kuq nga "Open Procurement".

k.m.
Kush është Nafiz Bajrami, 'tenderuesi' me flamuj të kuq
Foto ilustruese

ELBASAN- Nazif Bajrami nisi një jetë të re në Shqipëri. Nga një person, që akuzohet nga agjensitë e huaja ligjzbatuese si person i përfshirë në trafik droge, në Shqipëri ai nisi një "jetë të re" si biznesmen. Me kompaninë e tij "Bajrami N." ka marrë gjithsej 66 tendera publikë, ku më shumë se gjysma e tyre kanë shënuar me flamur të kuq nga "Open Procurement".

Kush është Nafiz Bajrami, 'tenderuesi' me flamuj të kuq

Kompaninë e ka hapur që në vitin 2000, por me kalimin e kohës ka hyrë fuqishëm në treg duke grumbulluar mbi 50 milionë euro tendra publikë, kryesisht në Bashkinë e Elbasanit, por jo vetëm. Një "dorë" duket se ia jepte edhe e shoqja, anduena Bajrami (Prifti), e cila ka mbajtur postin si nënkryetare e Bashkisë, si me Qazim Sejdinin, ashtu edhe me Gledian Llatjan. Edhe pse në konflikt interesi, posti i gruas, nuk e pengonte që të merrte  Anduena Prifti ka qenë nënkryetare e Bashkisë Elbasan pas vitit 2013, pranë Lalë Qazimit dhe më pas Gledian Llatja.

Sipas mediave që e kanë investiguar më parë, vetëm gjatë viteve 2017-2020, në Prokurorinë e Elbasanit, firmat ndërtimit dhe pronar tokash, kanë depozituar 45 kallëzime penale kundër Nazif Bajramit të firmës “Bajrami N. Shpk”, duke e akuzuar për falsifikime dokumentesh, fondesh limit, procedurash e favorizim në gara tenderuese. Por asnjë nuk është marrë për bazë. Nga të gjitha këto kallëzime; 3 janë pushuar në gjykatë, 27 janë pushuar nga prokuroria, ndërsa 15 kallëzime janë regjistruar, por ka pasur mungesë provash. Kështu Bajrami ka operuar lehtësisht në postin e tij.

Por me çeljen e SPAK, është parë një tjetër mundësi për tu ankimuar. Në periudhën janar-qershor 2021, 8 kallëzime penale për të denoncuar tenderat që janë marrë nga Bashkia e Elbasanit.  tenderët në Bashkitë Elbasan e Librazhd dhe në entet shëndetësore, arsim, ujësjellësa e rrugë të Qarkut Elbasan. Të gjithë këto tendera kanë bërë që fitimi para Tatimit, të paktën për vitin 2022 të kapë vlerë e  17 milionë lekëve të reja.

Tendera, kjo kompani ka marrë kudo nga jugu në veri, por tenderi më i bujshëm është ai që denoncoi kryedemokrati Sali Beisha. Në janar të 2016, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi firmën “Bajrami N.” sh.p.k për shkatërrim të lumit të Shkumbinit,

“Ai ka zaptuar një truall në përrua (lumi Shkumbin), që më parë ka qenë vija e ujit ku kalonte Shkumbini, por tani, me OK e Sejdinit dhe shefit të Policisë së Qarkut Elbasan, ky Nazif Bajrami është pronar i Shkumbinit. Ai e ka devijuar shkumbinin për arsye përfitimi dhe fshatrat përreth vuajnë pasojat nga ky devijim, i paaprovuar nga asnjë inxhinier apo Ministria e Transportit,”-shkruante Berisha.

Pas denoncimit të tij, i kontaktuar nga neësbomb.al, pronari i firmës Bajrami shpk, Nazif Bajrami pati një kundërpërgjigje për akuzën e ngritur ndaj tij.

“Po Sali Berisha, ky plak matuf, me taksat e mia vazhdon të hajë bukë. Harron se me taksat tona u bë pronar i gjithë Shqipërisë. Jam marr unë me prostitucion? Po të shohi çunin e vet që merret me prostitucion jo me ne” shprehet i revoltuar Nazif Bajrami. Unë jam në zyrë, firma ime punon në lumin Shkumbin në bazë të rregullave dhe ligjeve të shtetit shqiptar, deri tani, apo derisa të vijë Berisha. Unë do punoj nuk kam lidhje me politikën” thotë Bajrami duke mohuar që për shkak të punimeve të firmës së tij, është ndryshuar rrjedha e lumit Shkumbin, fenomen që ka shkaktuar edhe përmbytjet përrreth. 

Në 2019, Berisha iu kthye sërish akuzave për Bajramin, kësaj here për tenderin e Unazës së Re, i cili u fitua nga bashkimi i dy kompanive “Salillari” dhe “Bajrami N”. Por kësaj here nuk pati përgjigje publike. As për tenderin e fituar për rikonstruksionin e godinave të Policisë së Shtetit në Elbasan, e cila u denoncua sot në një shkrim të "Ina Media". Edhe pse u kontaktua për një koment, Bajrami kësaj here zgjodhi heshtjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB