Bota

Kush është Suella Braverman, u shpalli ‘luftë’ shqiptarëve

Braverman mbahet mend nga shqiptarët dhe për mënyrën se si është shprehur për ta. Emigrantët ilegalët që mbërrinin në Mbretërinë e Mashkuar me gomone, Braverman i konsideroi ‘pushtues’, gjë që hapi një valë debati në të cilin u përfshi dhe vetë kryeministri Edi Rama.

F.m
Kush është Suella Braverman, u shpalli ‘luftë’
Suella Braverman

TIRANË- Suella Braverman humbi sot për herë të dytë postin si Ministre e Brendshme. Braverman, vajza e dy emigrantëve nga Kenya dhe ishujt Mauritius është lakuar shumë herë në media për shkak të deklaratave fyese që synonin pikërisht njerëzit si vetë prindërit e saj, emigrantët.

Kritikat e saj të fundit lidhur me protestat pro-Palestinës, ishin të pafalshme për kryeministrin britanik Rishi Sunak. Këtë mëngjes, pas një vale kritikash mi këtë shkrim të publikuar në Times, ku nënvizohej fakti se Braverman akuzonte policinë që kishte lejuar të zhillohej protesta pro-Palestinës edhe në Ditën e Armëpushimit, duke i emërtuar njerëzit si “marshues të urrejtjes”, Sunak firmosi lirimin e saj nga detyra.

“Unë nuk besoj se këto marshime janë thjesht një thirrje për ndihmë për Gazën. Ato janë marshime urrejtjeje, një pohim i përparësisë nga grupe të caktuara veçanërisht islamikët të llojit që jemi mësuar të shohim më shumë në Irlandën e Veriut. Gjithashtu, në mënyrë shqetësuese të kujtojnë Ulsterin janë raportet se disa nga organizatorët e grupeve të marshimit të së shtunës kanë lidhje me grupet terroriste,”- shkruante Braverman, shkrim që solli fundin e karrierës së saj.

Por, ky nuk është rasti i vetëm…

Braverman mbahet mend nga shqiptarët dhe për mënyrën se si është shprehur për ta. Emigrantët ilegalë që mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar me gomone, Braverman i konsideroi ‘pushtues’, gjë që hapi një valë debati në të cilin u përfshi dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Braverman pretendonte se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe se shumë prej tyre ishin persona me rekorde kriminale.

Deklaratat e saj kundrejt shqiptarëve u pritën me protesta. Shqiptarët dolën në rrugët e Londrës dhe mbanin pankarta në duar me mesazhin: Janë shqiptarë, punojnë e paguajnë taksa.

Braverman ishte zyrtarja e parë që propozoi dërgimin e shqiptarëve në Ruandë në kampet që ka ndërtuar Britania për emigrantët, për të cilët tha se duhen mbajtur me byzylyk elektronik deri në momentin e dëbimit.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama i cili i konsideroi deklaratat e saj si të turpshme, duke shtuar se ishte përgjegjësi e Britanisë që të bashkëpunonte për të menaxhuar situatën me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.

Udhëheqësi i Partisë Laburiste Keir Starmer, i bëri thirrje Rishi Sunak që të nisë menjëherë një hetim ndaj sekretare Suella Braverman, pasi deklaratat e saj konsideroheshin një thyerje në kodin ministror, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë.

Por, ndërkohë që ishte bërë kryefjalë në Shqipëri, mediat britanike shkruanin se Suella Braverman do të kishte problem me ligjin për shkak të një gjobe. The Sunday Times shkruante se Braverman kishte kërkuar ‘favore’ nga nëpunës civilë që ta ndihmonin të shmangte heqjen e pikëve nga patenta e saj, pasi u kap në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Herën e parë që Braverman shkeli kodin ministror ishte në tetor të vitit 2022. Mediat zbuluan se kishte dërguar një dokument zyrtar qeveritar nga emaili i saj personal, në ditët e fundit të qeverisë 49-ditore të Liz Truss.

Në atë kohë, ajo pranoi një "shkelje teknike" të rregullave të ministrisë dhe tha se kishte marrë "përgjegjësi" për veprimet e saj duke u larguar. Por u ri-punësua gjashtë ditë më vonë nga kryeministri i ri, Sunak, për tu larguar sot.

Poll

MOS HUMB