Aktualitet

'Laerti do të eliminojë të gjithë anëtarët e bandës së Aldo Bares', Tafani: Në 'shënjestër' dhe vëllai i Besnik Hidës

Sipas tij në listë ishte Kujtim Vata, shok i ngushtë i Besnik Hidës, i mbetur i vrarë nga Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Ardian Ahmeti në 1 Tetor 2019 në verandën e një lokali në Lushnjë.

E.K
'Laerti do të eliminojë të gjithë anëtarët e
Laert Haxhiu dhe Artan Tafani

TIRANË- “Zbërthimi” i Artan Tafanit, ka nxjerrë në pah detaje të reja sa i përket funksionimit të bandës së Laert Haxhiut dhe mënyrës se si i organizonin vrasjet. Në deshminë e tij i penduari i drejtësisë Artan Tafani ka thënë se Haxhiu, kishte futur në listë për të vrarë të gjithë personat që ishin pjesë e bandës së Aldo Bares dhe këdo që shoqërohej me familjarë të personave që ai kishte vrarë më parë dhe interesohej në polici për gjendjen e hetimeve.

Sipas tij në listë ishte Kujtim Vata, shok i ngushtë i Besnik Hidës, i mbetur i vrarë nga Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Ardian Ahmeti në 1 Tetor 2019 në verandën e një lokali në Lushnjë.

Gazetari Elton Qyno shkruan se Laert Haxhiu në muajin Maj 2023 vuri në shënjestër për të vrarë dhe Genci Hida. Ky person është vëllai i Besnik Hidës të vrarë me 16 plumba kallashnikovi në 2019. Artan Tafani ka treguar se për vrasjen e Genci Hida, është impenjuar Laert Haxhiu, ai vetë dhe Kristi Bixheku.

Sipas bashkëpunëtorit të prokurorisë gjithçka ishte bërë gati dhe vrasjen do e kryente Tafani së bashku me Kristi Bixhekun. Por arrestimi i Laert Haxhiut në muajin Maj 2023 në Janinë të Greqisë, solli shtyrjen e planit, duke mos realizuar sulmin me armë.

Operacioni “Never Forget”

Përmes dëshmisë së dhënë, Tafani ka zbardhur vrasjen e: Alban Semakut, 17 Tetor 2021;Çajup Selimit, 1 Qershor të 2021; Albi Bashaliu, 27 Dhjetor 2021; Fridmand Xhaferrajt, 13 Maj 2021; Lulzim Qorrit, 12 Dhjetor 2018 (Athinë) dhe Dikens Halilit, 3 Tetor 2021 (Athinë).

Pas rrëfimit të Tafanit janë vënë në pranga 12 persona në kuadër të operacionit ‘Never Forget’ si dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Organizatori i krimeve të rënda, sipas Tafanit, është Laert Haxhiu që ndodhet pas hekurave në Greqi./Zëri

Poll

MOS HUMB