Aktualitet

Drejtoria e Burgjeve: 2 të plagosur në Peqin, s'ka të vrarë!

Raportimi fillestar është se Sokol Mjaçaj ka qëlluar një gardian me armë zjarri, ndërsa Arben Lleshi dhe Ilir Xhakja, kanë mbajtur peng me kërcënimin e armës stafin e kuzhinës

f.g
Drejtoria e Burgjeve: 2 të plagosur në Peqin, s'ka të
Foto ilustruese

TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mohon vrasjen e gardianit në burgun e Peqinit. DPB deklaron se konflikti ka nisur mes 3 të dënuarve dhe është duke u menaxhuar. 2 të dënuar janë të plagosur sipas njoftimit.

"Njoftim paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:
Per shkak te nje konflikti mes tre te denuarve me burgim te përjetshëm kane mbetur te plagosur dy prej tyre dhe situata po menaxhohet! Ju sqarojme që s’ka asnje gardian, staf policor dhe civil te lenduar!"-thuhet në njoftim.

Ndërkohë informacionet në rrugë jozyrtare  flasin për një gardian të vrarë dhe një të dënuar të plagosur. Raportimi fillestar është se Sokol Mjaçaj ka qëlluar një gardian me armë zjarri, ndërsa Arben Lleshi dhe Ilir Xhakja, kanë mbajtur peng me kërcënimin e armës stafin e kuzhinës. Pritet qartësimi i ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB