
LUSHNJE- Janë nisur drejt spitalit të Traumës, 4 të plagosurit e shpërthimit të sotëm në Karbunarë të Lushnjës. Ata ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa shpërthimi i fuqishëm ka marrë jetën e një personi të identifikuar me emrin Roland Hoxha.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20 minuta në një fabrikë. Dyshohet se vinçi që punonte në kantier për vendosjen e profileve të hekurit ka prekur telat përcjellës të energjisë elektrike tek vendi i njohur si 'rrethrrotullimi i plasmasit'. Nga shpërthimi i plagosur ka mbetur edhe deputeti socialist Bujar Çela, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, po ashtu edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla./ZËRI