
Ervis Martinaj
TIRANË- Policia, FNSH dhe RENEA kanë kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm kontrolle në disa zona në Tiranë dhe jashtë kryeqytetit. Kontrollet në Tiranë janë fokusuar në zonën e Freskut, te banesat e vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka.
Burime bëjnë me dije se me urdhër të SPAK, janë duke u kryer kontrolle edhe te banesat e disa personazheve të tjerë të njohur për armiqësinë e tyre me Ervis Martinajn, i zhdukur prej afro dy vitesh.
Mësohet se në total janë lëshuar më shumë se 40 urdhërarreste nga GJKKO, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar për operacionin.
Përveç Tiranës, kontrolle janë duke u kryer dhe në Lezhë, Vlorë dhe në zonën e Niklës./ZËRI
Poll