Aktualitet

"Lekët e xhiros apo debati"? MISTER arsyeja e vrasjes së Egli Progës, dëshmitë kontradiktore

Familjarët e viktimës pretendojnë se shkak është bërë refuzimi i pagesës së gjobës të vendosur nga autori dhe një tjetër pistë hetimi është një debat për motive të dobta mes tyre.

F.I
"Lekët e xhiros apo debati"? MISTER arsyeja e vrasjes së
Egli Proga dhe Denis Meçe

POGRADEC-Motivi i vrasjes së Egli Progës mbetet ende mister. Në burg ndodhet autori i krimiti, Denis Meçe i cili dhunoi për vdekje Progën, ndërsa në detyrim paraqitje u lanë tre personat e tjerë të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi”. Hetimet vijojnë, por arsyeja që çoi në vrasjen e Egli Progës mbetet ende e paqartë, edhe pas dëshmive të para. Familjarët e viktimës pretendojnë se shkak është bërë refuzimi i pagesës së gjobës të vendosur nga autori dhe një tjetër pistë hetimi është një debat për motive të dobta mes tyre.

Në xhepat e 42-vjeçarit Egli Proga u gjetën vetëm 107 mijë lekë të vjetra dhe 5 euro. Kaq ishte xhiroja ditore të cilën, supozohet se refuzoi t’ia jepte Denis Meçes, në afërsi të lokalit të tij në Pogradec, përpara se ky i fundit ta godiste për vdekje.Në dosjen e prokurorisë së Korçës, të zbardhur nga TCH, theksohet se gjatë kontrollit të trupit, Egli Progës i janë gjetur në njërin xhep 8700 lekë dhe 5 euro dhe në xhepin tjetër dy katrëmodhëna 2000 lekëshe.

Dëshmia e pronarit

Nuk kanë bërë asnjë lloj debati apo konflikti midis tyre dhe ka ndejtur shumë pak kohë pasi vetëm gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur ka shkuar në tualet. Kur doli jashtë kanë thirrur njerëzit me zë të lartë që kërkonin ujë dhe kam dalë me të shpejtë jashtë dhe e pashë atë të shtrirë në tokë, e ngrita për t’i dhënë ndihmë deri sa erdhi ambulanca që e mori. Kamera që kam unë tek lokali e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër.

30 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja ka qenë edhe kushëriri i Egli Progës, i cili ka deklaruar përpara oficerit të policisë gjyqësore se nuk ka parë as ngjarjen dhe as autorin.

Unë nuk jam afruar por kam parë nga larg që ka dalë i zoti i lokalit dhe i është afruar personit të rrëzuar në tokë dhe po i jepte ndihmë. Më thanë se personi që ishte rrëzuar në tokë ishte kushëriri im shtetasi Eglantin Proga. U afrova menjëherë dhe persona që ishin atje pranë lajmëruan dhe ambulancën që erdhi për 10 minuta. Unë nuk munda dot të identifikoj personin që goditi me grusht kushëririn tim. Nuk kam dëgjuar kur e pashë, as të bërtitura dhe as të shara.

Një tjetër dëshmitar në vendin e ngjarjes ka treguar se para sherrit, të dy ata kanë qenë në një lokal, Egli i ulur në një tavolinë brenda, dhe Denisi në një tavolinë në pjesën e jashtme.

Dëshmia

Meçe i ka kërkuar disa herë Progës që “t’i dridhte një cigare”, dhe pasi ky i fundit ia ka bërë gati i ka thënë: Hajde merre. Më pas autori ka hyrë brenda dhe ka marrë cigaren dhe kanë filluar të dy me njëri–tjetrin duke thënë, “o kushëri, o kushëri”. Pasi një çasti Egli i thotë Denisit: O b** q***ë, mos më bëni si të fortë se ju ** k**vat. Më pas kaluan përsëri më të qeshur, por në një moment thuhet në dosje, Denisi i thotë Eglit: Hajde dalim pak jashtë.

Të dy kanë dalë jashtë për rreth 1 minutë kanë debatuar në trotuar dhe pas debatit, në një moment Denisi Meçe godet me grusht Egli Progën dhe këtij të fundit i ka rënë koka në një makinë të parkuar atje pranë dhe më pas është rrëzuar në tokëm, dhe është përplasur në asfalt. Pas këtij momenti janë afruar njerëzit për t’i dhënë ndihmë, por ai nuk ka reaguar.

Dëshmitë e tyre kontradiktore, kanë ngritur edhe më shumë dyshime për atë që ndodhi paditen e së shtunës. Vrasja e Egli Progës në Pogradec tronditi opinionin publik, pasi familjarët hedhin akuza për manipulimin e rrethanave të ngjarjes dhe tentativave për të fshehur të vërtetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB