
pamje nga zjarri
POGRADEC- Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës, pasditen e sotme kanë dalë jashtë kontrollit. Kryetari i bashkisë Pali Kolevksi tha se me gjithë angazhimin e afro 100 punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës, ushtrisë, pyjor, zonave të mbrojtura dhe banorë të zonës ka qenë e pamundur mbajtja nën kontroll e flakëve të zjarrit që tashmë janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe të parkut kombëtar.
Kolevski apelon për ndihmë duke kërkuar ndërhyrje nga ajri si e vetmja mënyrë për të shmangur një katastrofë të madhe natyrore në Parkun e Prespës.
Deri tani në kullota, bimësi të ulët dhe sipërfaqe pyjore në parkun kombëtar janë më shumë se 900 ha të djegura./ZËRI
Poll