Aktualitet

Lufta ndaj krimit, Balla flet me emra konkretë në Elbasan

Balla u ndal konkretisht në arrestimin e Donald Hoxhës në Britaninë e Madhe, i cili pritet të ekstradohet në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë për vrasjen e ish-efektivit të Antidrogës Roland Rexhepi. 

E.K
Lufta ndaj krimit, Balla flet me emra konkretë në Elbasan
Foto nga mbledhja

ELBASAN- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë vizitës së tij në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit këtë të enjte ka kërkuar nga blutë zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura në qytet dhe luftë ndaj krimit të organizuar. Sipas tij, Policia duhet të zbardhë ngjarjet e ndodhura vite më parë, por duke mos e humbur fokusin tek siguria dhe rendi publik. Balla u ndal konkretisht në arrestimin e Donald Hoxhës në Britaninë e Madhe, i cili pritet të ekstradohet në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë për vrasjen e ish-efektivit të Antidrogës Roland Rexhepi. 

Taulant BallaPër një vrasje që sigurisht është një prej atyre ngjarjeve për të cilat Drejtori i policisë Elbasan ka marrë porositë qoftë prej meje qoftë prej Drejtorit të Përgjithshëm që të vijojmë të punojmë për zbulimin e të gjitha ngjarjeve të vjetra kriminale në Elbasan. Fakti që gjatë viti 2023 kemi pasur një rënie kjo nuk do të thotë që të humbim vëmendjen për zbulimin e ngjarjeve të vjetra. Tjetra lidhet me luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, prodhimit përmes kultivimit të kanabisit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike te shkollat kryesisht apo gjithë komunitetet.

Donald Hoxha, 34 vjeç është vënë në prangat e Policisë britanike të mërkurën pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për akuzën e vrasjes. I riu, akuzohet për vrasje me paramendim, ndodhur në vitin 2009 në Elbasan, ku i vrarë mbeti ish-punonjësi i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë Elbasan Roland Rexhepi. Ky i fundit u vra sapo doli nga pallati i tij në lagjen "Vullnetari".  Kanë nisur procedurat për ekstradimin e Hoxhës drejt Shqipërisë ku do të përballet me drejtësinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB