
Pamje nga vendngjarja
SHKODËR- Zbardhen detaje të reja nga atentati në Dragoç të Shkodrës, ku u ekzekutua 33-vjeçari Ramazan Mataj. Ndaj të riut është qëlluar me breshëri plumbash, kur ka qenë duke ikur në shtëpi. Makina e tij, tip “Benz” është bërë shoshë nga breshëria e plumbave.
Autorët kanë qëlluar disa herë nga ana e shoferit, ndërsa dyshohet se kanë vëzhguar lëvizjet e tij gjatë mbrëmjes së djeshme. Në momentin kur 33-vjeçari ka dalë në rrugën kryesore të fshatit, ata kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.
Ramazan Mataj u gjet këtë mëngjes i vrarë nga banorët e fshatit. Babai i viktimës ka dëshmuar se nuk ka pasur probleme me asnjë./ZËRI
Poll