foto nga aksidenti
TIRANË- Në zonën e Don Boskos ka ndodhur një aksident këtë të martë ku një makinë është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit 64 vjeç ka marrë plagë të rënda.
I plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të dokumentuar rrethanat e përplasjes./ZËRI
Poll