Aktualitet

“Malli që pruni ai pi**i grus atë ditë, nuk ma pëlqyen”, vëllezërit Nderjaku ankohen për cilësinë tek “Pepe”

Prokuroria ka ngritur dyshime të arsyeshme se Hasan Nderjaku është aktivisht i përfshirë në trafikun e drogës, duke pasur rol drejtues në shpërndarje, komunikim me klientë dhe ndarjen e ngarkesave. Ndërsa, i vëllai Ekili luan rolin e ndërmjetësit.

F.m
“Malli që pruni ai pi**i grus atë ditë, nuk ma
Ekil Nderjaku

TIRANË- Hasan dhe Ekil Nderjaku, dy vëllezërit e akuzuar dhe dyshuar për organizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në operacionin “Ura” ankoheshin për cilësinë e drogës që i ishte dorëzuar një bashkëpunëtorit të tyre. Hasani përmes Ekilit kërkonte zgjidhte dhe vëllezërit flasin me furnizuesin që në dosjen e siguruar nga ZËRI identifikohet si “Pepe”.

“Malli që pruni ai pi**i grus atë ditë, nuk ma pëlqyen… kishte një gjë aty,”- i shkruan Hasani Ekilit.

Ekili nis bisedën me “Pepe”-n.

“Ma nis njëherë me foto atë të bardhën…me 36.5 e kemi marrë shok,”- i shkruan Akili furnizuesit.

“Jo mo shok, s’bëhet fjalë…është e pahapur, pak para se ta japim ta hapim, të nis foto,”- përgjigjet furnizuesi.

Prokuroria ka ngritur dyshime të arsyeshme se Hasan Nderjaku është aktivisht i përfshirë në trafikun e drogës, duke pasur rol drejtues në shpërndarje, komunikim me klientë dhe ndarjen e ngarkesave. Ndërsa, i vëllai Ekili luan rolin e ndërmjetësit.

Pjesë nga dosja: 

Veprime të personit nën betim Hasan Nderjaku në lidhje e trafikimin e lëndëve narkotike:

Në datën 16.02.2021 duke filluar në orën 23:03:11 rezultojnë dy biseda paralele: njëra mes pënduruesve të pineve SOCUPY, i identifikuar si Hasan Nderjaku e SPNNS9, i identifikuar si Ekil Ndrejaku dhe tjetra ndërmjet 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Ndrejaku dhe përdoruesit të pinit SMUK6N, i paidentifikuar. Objekti i të dyja bisedave ishte cilësia jo e mirë e “malli” te pa specifikuar mirë llojin e dyshuar lëndë narkotike e dhënë nga përdoruesi i pinit SMUKON, i njohur si “Pepe”, i paidentifikuar tek përdoruesi i pinit SOCU9Y (Hasan Nderjaku). Ky i fundit kërkonte ndërhyrjen e përdoruesi i pinit SPNNS9 (Ekil/Genti NDERJAKU), i cili menjëherë merrte furnizuesin duke i përcjellur ankesat që i kishin ardhur vëllait.

Në datën 06.02.2021 përdoruesi i SkyECC SPNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku shkëmben mesazhe me përdoruesin e SkyECC SMUK6N:

SPNNS9: Ma nis njëherë foto ate të bardhen e ca çmimi

SMUK6N-IMG-1612610268011: Me 36.5 e kemi mar shok. Neser kur te duash se eshte pushim ai ku e kemi len nese do sot gjithnje pas orës 6 e gjys dergo ndonje te un dhe shife vet

SPNNS9M: Se mos nuk bon pun mos bëjmë bujë kot nalt e posht. Ke foto te thyme

SMUK6N: Jo mo shok s’behet fjale, ca muhabet ben. Te ishte per te ber lart e posht ste thoja shok. Plus ti e di shum mir qe s’marim. Eshte e pa hapur pak para se ta japim ta hap te nis foto ty ta shofesh. Nise kur te duash ndac sot pas ores 6 e gjys kurse neser kur te duash se eshte shpi ai ku e kemi len

Bashkëbisedmi vijon në datë 07 shkurt 2021 përdoruesi i Sky ECC SPNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku shkëmben mesazhe me përdoruesin e SkyECC

SMUK6N: 5PNNS9 Shok ma bjer një adresë ku ta mor ate tbardhen.

SMUK6N-Ok shok nje minut Rozzano via don minzoni 15. Do nisesh ndonje tani shok

SPNNS9-Never… O shok he munci tma cosh te vëllai at kilen neser

SMUK&N Ok shok se rregullojmë ia coj un… Shok thuaji te shikojë telin.. Qe tia coj neser ne mengjes se shkruajta

Në datën 16.02.2021, në orën 23:03:11 përdoruesi i SkyECC

SOCUSY shkruan: malli qe pruni ai pi**i grus ate dite, me tha ky shoku nuk është i mirë nuk ma pelqyn.

SOCUSY–se kur ja dhash un ate dit kishte i gjys aty ropt ka hap…

SPNNS9… po ai mas i jave të pru?

SOCU9Y-ate ja të shofim neser

Ekil Nderjaku duke pranuar kërkesën për ndihmë të vëllait së vet përdoruesit të SkyECC SOCUSY, Hasan Nderjkau i dërgon mesazh menjëherë përdoruesit e SKYECC SMUKAN, i puidentifikuar.

3PNNS9-ajo e bardha… tpata pyt a osht i mirë shok malli, me 36.5 ta pranova po ja kthyn gjith byrazeri

Si konfirmim i ndërhyrjes së tij në kësë situatë përdoruesi i SkyECC SPNNS9, Ekil Nderjaku në orën 23:06 i shkruan përdoruesit të SkyECC SOCU9Y, i identifikuar si Hasan Nderjaku duke i shkruajtur 5PNNS9. “I shkrujta” dhe e menjëherë më pas ndante një fotografi të bisedës me “Pep”:

Nga analiza e bashkëbisedimit sa më sipër krijohet dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Hasan Nderjaku është i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Bisedat ndërmjet Hasan Nderjakut dhe Ekil Nderjkaut si dhe Ekil Nderjakut me përdoruesin e paidentifikuar, tregojnë përpjekjet për negociata si dhe shfaqja e pakënaqësisë për cilësinë e lëndës narkotike.

Në analizë të bisedave krijohet dyshime e cila përforcon qëllimin për përfshirjen aktive të Hasan Nderjakut në aktivitetin e paligjshëm. Diskutimi mbi cilësinë e lëndës narkotike tregon një nivel njohurish nga ana e tij dhe përfshirje në shpërndarje.

Poll

MOS HUMB