
TIRANË- Emri kryesor që del tashmë në skenë në hetimin ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj është Ermal Kurtulaj, një ish-vartës i Beqajt, që rezulton personi kycc në disa transaksione. ZËRI ka mësuar se skema tashmë përfshin edhe veprimtarinë e Beqajt si drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).
Ermal Kurtulaj bashkë me Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani janë disa nga emrat për të cilët Gjykata ka miratur urdhërin për kontrollin e banesës.


Por çfarë ka ndodhur?
Lapsi.al raportoi sot se Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia ku ish-ministri ishte drejtor. Kurtulaj rezulton një njohje e hershme e Ilir Beqajt dhe bashkëpunëtor i afërt i tij. Edhe makina me të cilën lëvizte Beqaj, rezulton në emër të Kurtulajt. Po ashtu edhe pronësia e restorant Gzona, një biznes luksoz te Kalaja e Tiranës, i hapur fillimisht nga Beqaj dhe e shoqja u shit te Kurtulaj, që dyshohet se është përdorur si maskë nga Beqaj për fshehjen e pasurisë.
Në 7 raste, Kurtulaj rezulton se ka kryer prerjen e faturave fiktive nga subjekte të caktuara për shërbime të pakryera me qëllim përfitimin e parave që do të paguheshin nga programi Eusair, në të cilin ai ishte koordinator.
Skema është e thjeshtë. Vartësi i Beqajt në SASPAC, që përkon të jetë po i njëjti person që ka në pronësi restorantin GZONA, kryente këto faturime em vlerë qindra mijërëa euro, para që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Në disa raste, rezulton se delegacionet e huaja që vinin në kuadër të SASPAC në Shqipëri, priteshin për darka dhe dreka te GZONA, restoranti i Kurtulajt me ish-pronar Beqajn.
Dyshimet janë se edhe pagesat e kryera për këtë restorant në disa raste janë fiktive dhe të fryra me qëllim përfitimin e parave nga SASPAC. SPAK ka hetuar për disa muaj Beqajn dhe rrethin e njerëzve të tij më të afërt. Në bisedat e përgjuara ata komunikojnë me kode dhe të shpenguar./ZËRI