Aktualitet

Mbetën të bllokuar në kanionet e Gjipesë, MOMENTI kur shpëtohen dy turistët belg

Menjëherë u organizua ekipi i zjarrfikësve të Himarës që bënë të mundur nxjerrjen e tyre me anë të litarëve për shkak të terrenit të vështirë.

f.t
Mbetën të bllokuar në kanionet e Gjipesë, MOMENTI kur
pamje nga ngjarja

HIMARË- Janë shpëtuar në kanionet e Gjipesë, midis Himarës dhe Dhërmiut, dy turistët belgë që kishin mbetur të bllokuar.  Menjëherë u organizua ekipi i zjarrfikësve të Himarës që bënë të mundur nxjerrjen e tyre me anë të litarëve për shkak të terrenit të vështirë.


Njoftimi i policisë:

Mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse iu shkojnë në ndihmë 2 turistëve belgë. Lokalizohen dhe nxirren nga kanioni, pas disa orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, të dy turistët në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë morën njoftim se 2 turistë belgë, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni. Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit janë nisur shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni e 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit./ZËRI

Poll

MOS HUMB