Aktualitet

Mbetje të rrezikshme në QSUT jashtë kushteve të sigurisë, nis hetimi për dy punonjëse

Denoncimi u bë nga një sanitare e QSUT-së, e cila shprehte shqetësimin e saj se prej një muaji, nuk punonte autoklava.

k.m.
Mbetje të rrezikshme në QSUT jashtë kushteve të
Foto ilustruese

TIRANË- Dy punonjëse të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza janë proceduar penalisht dhe po hetohen në gjendje të lirë nga Policia e Shtetit. Hetimi ndaj tyre ka nisur pas një denocimi të bërë nga emisioni investigativ “Stop”, ku u dokumentuan qese me mbetje të rrezikshme spitalore që mbaheshin jashtë kushteve të sigurisë. Denoncimi u bë nga një sanitare e QSUT-së, e cila shprehte shqetësimin e saj se prej një muaji, nuk punonte autoklava, e për pasojë, mbetjet spitalore grumbulloheshin tek pajisja në një dhomë jashtë saj, në të gjithë godinën, duke krijuar një vatër infeksioni, që rrezikon të përhapet.

“Ne shkojmë gjatë natës, për të verifikuar situatën dhe shohim, që autoklava nuk punon. Kjo situatë është për disa ditë me radhë, edhe pse ngjitur me autoklavën, ka disa institucione, stomatologjia, gjimnazi “Eqerem Cabej”, si dhe shtëpitë mbështetëse,”- thotë ajo për STOP.

Pas kësaj situate blutë njoftojnë se gjatë kontrollit të ushtruar gjetën qese me mbetje të rrezikshme spitalore jashtë kushteve të sigurisë.

Ndaj edhe nisën hetim për  O.J. 33 vjeçe dhe M.H. 33 vjeç, të cilat janë administratorja dhe përgjegjësja në Sektorin e Monitorimit. Ato akuzohen për “menaxhimi i mbetjeve”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, për shtetaset O. J., 33 vjeçe dhe M. H., 33 vjeçe, me detyra respektive administratore dhe përgjegjëse në Sektorin e Monitorimit në një pavion në QSUT, sepse pas njoftimit nga gazetarët e emisionit investigativ “STOP”, se në ambientet e spitalit administroheshin mbetje të rrezikshme jashtë kushteve të sigurisë, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll dhe kanë gjetur disa qese me mbetje spitalore.

Gjatë hetimit, “Stop” komunikoi me drejtorin e shërbimeve mbështetëse në QSUT, Erion Ngjela, i cili e mohon situatën duke thënë se autoklava është në punë. Ndërsa në përgjigjen zyrtare, QSUT thotë, që autoklava është në punë, po bëhet kontrata e sipas një VKM-je, mbetjet mund të rrinë aty për 45 ditë. Por në fakt, në QSUT është krijuar një vatër infeksioni. Hetimet pritet të zbulojnë përgjegjësi për këtë situatë të krijuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB