Aktualitet

Dosja "Sinomati”: Vrasja kushtoi mbi 200 mijë euro

Dyshohet se ekzekutori ka pasur bashkëpunëtorë të cilët i kanë dhënë detaje mbi hartën e monitorimit me kamera të policisë në qytet.

f.t
Dosja "Sinomati”: Vrasja kushtoi mbi 200 mijë euro
Gëzim Sinomati

VLORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzektutimin me snajper me plumb në kokë të 23-vjeçarit Gëzim Sinomatit. Forcat e policisë së Vlorës të mbështetura nga ato të FNSH dhe RENEA, përveç prezencës në rrugët e qytetit kanë zhvilluar kontrolle të herëpashershme në orare dhe vende të ndryshme të qytetit, prej mbrëmjes së 7 janarit.

Deri tani hetimet kanë arritur të hedhin dritë mbi mjetin që u përdor nga atentatorët të dyshuar. Sipas grupit hetimor automjeti tip BMW rezulton i vjedhur në 19 tetor 2023 në Shkodër, ndërsa targat ishin të një automjeti në Kamzë. 

Dosja

Hetimi i Policisë lidhet kryesisht me zbulimin e detajeve të personave të cilët mund të kenë përkrahur autorët për tu larguar nga vendi.

Detaje pranë grupit hetimor sqarojnë se pak minuta pas djegies së mjetit një tjetër automjet i dyshuar është afruar në lagjen “24 Maji”. Detajet për mjetin i kanë sqaruar pronarët, dy vëllezër nga Elbasani të cilët pretenduan shitjen e tij, në rrethana ku mungon akt- shitje, shkruan Voxnews. Ata dhanë detaje rreth blerësve, të cilët rezulton të mos kenë lidhje me ngjarjen.

Policia e Vlorës i ka bërë të qartë personat e dyshuar të cilët i kanë shoqëruar dy herë në polici brenda 72 orëve, por pa arritur të gjejnë prova për ti akuzuar si autorë të mundshëm. Pistat mbeten ato të përplasjeve mes bandave kriminale, të lidhura me babain e viktimës.

Vrasja dyshohet se ka kushtuar mbi 200 mijë euro

Policia e Vlorës ka rindërtuar vendngjarjen duke gjetur drejtimin nga ka shtënë qitësi, ku akt ekspertiza ka rrëzuar pretendimin se është shtënë nga makina, por grupi hetimor është treguar i rezervuar.

Sipas të dhënave paraprake, vrasja dyshohet se ka kushtuar mbi 200 mijë euro dhe se ekzekutori ka pasur bashkëpunëtorë të cilët i kanë dhënë detaje mbi hartën e monitorimit me kamera të policisë në qytet. Çka e ndihmuar të mos lërë asnjë gjurmë.

22-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua me një plumb mbrëmjen e 7 janarit në Vlorë. I riu sapo ishte kthyer në Shqipëri për festa teksa nuk raportohet të ishte një person problematik dhe me precedent penal. Pista kryesore e kësaj ngjarje dyshohet të jetë ajo e hakmarrjes pasi babai i viktimës ka qenë pjesë e bandës së Gaxhait në vitin 1997 dhe aktualisht ndodhet në burg për vrasje të ndodhur në vitin 2002. Babai i 22-vjeçarit njihej në Vlorë dhe me nofkën “Sokol buzëderri”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB