Aktualitet

Me drogë dhe armë të ftohta në automjet, arrestohen dy të rinjtë në Kukës

Gjatë kontrollit fizik, 28-vjeçarit iu gjetën dy doreza metalike ndërsa 22 vjeçarit që ishte pasagjer iu gjetën kanabis e ndarë në doza.

I.F

KUKËS- Dy persona janë arrestuar në Kukës, pasi u kapën me lëndë narkotike dhe armë të ftohta në makinë. Policia bën me dije se ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili po drejtonte makinën dhe një 22-vjeçar, i cili ishte pasagjer. Gjatë kontrollit fizik, 28-vjeçarit iu gjetën dy doreza metalike ndërsa 22 vjeçarit që ishte pasagjer iu gjetën kanabis e ndarë në doza.

Ata akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 

“U kapën në flagrancë me lëndë narkotike dhe me armë të ftohta, në automjet, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabisi e ndarë në doza dhe 2 doreza metalike. Nga kontrollet e vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë goditur një rast në fushën e narkotikëve dhe një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Në qytet, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. C. dhe pasagjer shtetasin A. D. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. D. iu gjetën sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në doza, me qëllim shitjen, ndërsa shtetasit A. C. iu gjetën 2 doreza metalike. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. D., 22 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, të dy banues në Kukës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta””, njofton policia. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB