Aktualitet

"Më goditi"/ ME FOTO- Momenti kur Tedi Blushi godet me grusht Halit Valterin

Përplasja nisi fillimisht pasi Blushi hodhi letra në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t'u pasuar nga përplasja fizike që pati me Valterin. 

k.m.
"Më goditi"/ ME FOTO- Momenti kur Tedi Blushi godet me grusht
Momenti i grushtit

TIRANË- Në pamjet e mëposhtme është momenti kur këshilltari i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës qëllon me grushtë Halit Valterin. E gjitha ka ndodhur në mbledhjen e sotme, e cila do të ishte edhe e fundit para pushimeve të verës. Përplasja nisi fillimisht pasi Blushi hodhi letra në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t'u pasuar nga përplasja fizike që pati me Valterin. 

"Më goditi"/ ME FOTO- Momenti kur Tedi Blushi godet me grusht
Pamje nga sherri

Të dy pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, por ka qenë këshilltari i Partisë Socialiste Halit Valteri, ai i cili ka depozituar një kallëzim në Policinë e Shtetit ndaj Blushit, duke pretenduar se ky i fundit e ka dhunuar fizikisht me grusht por edhe me sende të rënda. Pas depozitimit të kallëzimit, Blushi është marrë në pyetje nga efektivët e Policisë për të dhënë sqarime lidhur me ngjarjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB