Aktualitet

Nën hetim si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, GJKKO i kthen makinën e sekuestruar Klea Gjatës

Makina luksoze 'GLK' në ngjyrë të zezë e sekuestruar gjithë këto muaj, nuk ishte e Klea Gjatës, por e nënës së saj. 

f.t
Nën hetim si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, GJKKO i kthen
Klea Gjata

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka vendosur t'i kthejë makinën të dashurës së Laert Haxhiut. Makina luksoze GLK në ngjyrë të zezë e sekuestruar gjithë këto muaj, nuk ishte e Klea Gjatës, por e nënës së saj. Rikthimi i mjetit raporton TCH u bë pasi nëna e saj, shtetasja Sh. Gj dorëzoi një padi ku kërkoi “Kthimin e sendit të sekuestruar sipas procesverbalit të datës 01.10.2023, ora 17:55, mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Elbasan”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur Pranimin e kërkesës të paraqitur nga nëna e Klea Gjatës, për kthimin e automjeti tip Mercedes–Benz, deri në përfundim të gjykimit. Gjykata ja ka rrëzuar kërkesën Klea Gjatës e cila kërkoi të njëjtën gjë pasi makina luksoze sipas shkresave nuk rezultoi të ishte në emër të saj.

Mjeti figuronte në pronësi të Shaqe Gjatës, nëna e Kleas, e cila është etiketuar si e dashura e Laert Haxhiut, banda e të cilit dyshohet se ka ktryer të paktën 6 vrasje. Nga hetimet rezulton se mjeti është përmendur edhe nga Tafani, i cili ka thënë se Klea kishte dijeni për të gjitha krimet e Laertit, dhe në disa raste madje kishte shërbyer si shofere e tij. Vetë familja e Klea Gjatës pretendon se e reja nuk ka pasur një lidhje të konsoliduar me Haxhiun, e megjithatë të ardhurat e familjes nuk e justifikonin blerjen e një makine me vlerë mijëra euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB