
TIRANË- Pas shumë bashkëpunimeve e influencave, dhuratat nuk ishin më diçka e ndaluar mes dyshes së biznesmenëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Në dosjen e siguruar nga ZËRI, në bisedat e zbardhura nga SPAK, del në pah se Ahmetaj i ka kërkuar Mërtirit një dhuratë, një aparat fotografik për një person të apasionuar pas fotove. Emri i personit që do të merrte dhuratën nuk bëhet me dije.
Pjesë nga biseda:
62. Nga të dhënat e përftuara nga ekspertimi kompjuterik i kompjuterave të sekuestruara shtetasit Klodian Zoto, janë evidentuar disa biseda të shkarkuara që lidhen me bërje dhuratash të sponsorizuara nga shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.
Mireli i shkruan Arbenit: Mirëdita. Ke mundësi të flasim. Thank you Sir.
Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit): Tmbaroj mbledhjen e grupit. O tigre me gjej një aparat fotografi se dua ta bëj dhurat nesër. Po e dua shum tmirë se e kam shum shum shum mik.
Mireli (Klodi) i kthen përgjigje: Të vogël apo nga ata të mëdhenjt. Opo si duhet, ca lidhje ka. Mos e vrit mendjen.
Arbeni i shkruan Mirelit: Ndonjë gjys profesional a profesional. Nuk ta rëndojnë kurizin fratelo. Shumë i mirë se djali që e mer dhuratë është i apasionuar dhe i njef shumë mirë.
Klodian Mërtiri komunikon me Klodian Zoton: Te lutem me terhiq 2000 euro
Zoto: Te duhen urgjent
Klodian Mërtiri: Jo, po duhen sot
Datë 15.05.2012 vijojnë komunikimet mes Mirelit dhe Arbenit.
Arbeni: Hë mo po fle gjum ti
Mireli i shkruan Arbenit: Jo, jam në takim. Sa të mbaroj të marë.
Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit):: Më tel.
Mireli i shrkuan Arbenit: Spo të kap dot o la. Mora një të bukur më thanë. Unë jam në berat tani. Takohemi nesër në mëngjes.
Arbeni i shkruan Klodit (Mirelit): Hë mo tigre. Ok.