Aktualitet

Kapet me kokainë e armë, pranga të riut në Tiranë

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit "Sundimi i Ligjit".

E.K
Kapet me kokainë e armë, pranga të riut në Tiranë
Arma e sekuestruar

TIRANË- Një 18-vjeçar i identifikuar me inicialet S.L është vënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë në banesë. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit "Sundimi i Ligjit". Blutë e Tiranës bëjnë me dije se ishin sinjalizuar në rrugë operative se i riu mbante lëndë narkotike dhe armë zjarri në banesë, kështu që dhe ndërhynë. Në cilësinë e provës materiale, në banesën e të riut u gjetën një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga një 18-vjeçar. Komisariati i Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri pa leje, në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale./ZËRI

Poll

MOS HUMB