Aktualitet

Me kokainë në makinë dhe tentoi të përplasë efektivët, polici plagos autorin! Balla: Zbatoi ligjin (DINAMIKA)

Në automjet është gjetur një pako kokainë me peshë rreth 1 kg.

E.K
Me kokainë në makinë dhe tentoi të përplasë
Makina e Enea Sulejmanit

TIRANË- Eneo Sulejmanaj ka mbetur i plagosur gjatë orëve të vona të një nate më parë pasi është qëlluar nga një efektiv i Policisë së Shtetit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Mihal Duri", pasi i riu që drejtonte një mjet tip "Volkswagen Tiguan" pasi nuk iu është bindur urdhrit për të ndaluar ka tentuar të përplasë efektivët.

Në këtë moment efektivi ka qëlluar në drejtim të makinës duke e lënë të plagosur në kofshë. Më pas është dërguar në spitalin e Truamës. Bashkë me të në makinë ishin dhe dy persona të tjerë. Këta të fundit po merren në pyetje në Policinë e Tiranës. Në automjet është gjetur një pako kokainë me peshë rreth 1 kg.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se efektoivi i Policisë së Shtetit ka zbatuar ligjin. 

Taulant Balla: Ndërsa Policia e Shtetit vijon goditjen e trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike #PaketaeSigurisënëshkolla #Tempulli2 pak momente më parë gjatë një operacioni të njësisë për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, personat e dyshuar për trafikimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike në përpjekje për tu larguar kanë rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka vepruar sipas ligjit duke iu kundërpërgjigjur sulmit. Si Ministër i Brendshëm duhet të rikujtoj se kushdo që nuk i bindet urdhërit/thirrjes së ligjshme të punonjësit të policisë, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën (siç ndodhi sonte) në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë që toleranca është ZERO. Policia e Shtetit ka gjithë mbështetjen për të vijuar goditjen e krimit, në të gjitha format e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë. Sot më datë 21.03.2024, në vendin e quajtur rruga “Mihal Duri”, gjatë një operacioni policor të strukturës për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, kanë qenë duke kryer veprime operacionale në kuadër të procedimit penal nr. 496 te vitit 2024, veprime të autorizuara nga organi i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip "Volksëagen Tiguan" me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien automjetin e sherbimit të policisë.

Gjatë tentativës për t'u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur shtetasi E. S., i cili është dërguar menjëherë në spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë. Janë njoftuar strukturat e AMP-se të cilat do të kryejnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. AMP, pas kryerjes së veprimeve të para në vendngjarje dhe sqarimit të të gjitha rrethanave do të bëjë njoftim të plotë mbi këtë ngjarje./ZËRI

Poll

MOS HUMB