Aktualitet

Me pistoletë të mbushur në banesë, pranga të riut në Tiranë! 2 të tjerë kapen me drogë

Sipas bluve të kryeqytetit, është vënë në pranga një 27-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.Ç, kjo pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjet një armë zjarri pistoletë, me krëhër dhe municion luftarak.

E.K
Me pistoletë të mbushur në banesë, pranga të riut
Foto ilustruese

TIRANË- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë enjte ndërsa një tjetër është vënë nën hetim pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe shitje të lëndëve narkotike. Sipas bluve të kryeqytetit, është vënë në pranga një 27-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.Ç, kjo pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjet një armë zjarri pistoletë, me krëhër dhe municion luftarak. Ndërsa dy të tjerët akuzohen për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve". 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. C. (Ç.), 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. S., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan shtetasit A. C. (Ç)., një armë zjarri pistoletë, me krëhër dhe municion luftarak, ndërsa shtetasit M. S., i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu u ndalua shtetasin P. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./ZËRI

Poll

MOS HUMB