
HIMARË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë, ku një biznesmen është gjetur i plagosur rëndë pranë hotelit të tij, ndërsa raportohet se ka marrë dëmtime në kokë.
45 vjeçari Nikollaq Bollano është dërguar drejt spitalit të Vlorës, për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndryshe nga sa u tha fillimisht, se ai kishte mbetur i plagosur nga persona të tjerë, sipas Policisë Bollano ka rënë nga shkallët në gjendje të dehur.
"Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia e Himarës.
/ZËRI