Aktualitet

“Më rrezikohet jeta”, plani për vrasjen e ‘Akilit’, Kep Arapi kërkon lirimin nga burgu

“I forti” i Sukthit kërkon lirimin nga burgu, me pretendimin se i rrezikohet jeta duke qëndruar në qeli

E.K
“Më rrezikohet jeta”, plani për vrasjen e
XHEVDET PLAKU, DEDAN GJONI DHE KEP ARAPI

TIRANË- Rexhep Rapi, i njohur ndryshe dhe me nofkën Kep Arapi, kërkon lirimin nga burgu, me pretendimin se ka probleme shëndetësore, prej të cilave i rrezikohet jeta. Përmes një shkrese ai ka kërkuar në GJKKO, një masë më të butë sigurie, për arsye shëndetësore.

Gjykata e Posaçme vendosi të caktojë grup ekspertesh nga IML për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të Rapit, nëse ajo e pamundëson qëndrimin e tij në qeli.

‘Kep Arapi’, nipi i tij Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermëni sipas SPAK krijuan kushte për vrasjen e Xhevdet Plakut për motive hakmarrje.

Si ndodhi arrestimi dhe plani për atentatin 

Arrestimi i Kep Arapit, i njohur si 'i forti i Sukthit' dhe nipit të tij, u krye në 22 Dhjetor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK. 

Vrasja e Xhevdet Plakut ishte planifikuar të realizohej më datë 17 shtator 2019, në Durrës, kur ai ishte shoqëruar na komisariat nga oficeri i policisë Dedan Gjoni, me pretendimin se përdorte makinë të blinduar.

SPAK thotë se Rexhep Rapi i njohur si Kep Arapi, nipi i tij, Algert Rapi, Dejvi Gjermëni, i njohur edhe me emrat Elton dhe Sako Gjermëni, si dhe oficeri i policisë Dedan Gjoni, krijuan kushtet për vrasjen e Plakut, për motive hakmarrje. Kep Arapi e akuzonte Xhevdet Plakun si autor të vrasjes së vëllait të tij, Sali Rapi në vitin 2000 në Savona të Italisë.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB