Aktualitet

“Më sill paratë se të solla SHQIPTARIN”/ Si i kërcënonte anglezi borxhlinjtë, e "dogji" rrjeti 'Encrochat'

Në seancën e mbajtur në gjykatën e Manchesterit u zbulua sesi 52-vjeçari u thoshte borxhlinjve se kriminelëve që u mblidhte paratë ‘u kishte ardhur në majë të hundës nga lojërat e gënjeshtrat’.

k.m.
“Më sill paratë se të solla SHQIPTARIN”/ Si i
Asim Tufail

BRITANI E MADHE- Një "boss" krimi kërcënoi se do të përfshinte shqiptarët për të shlyer një borxh prej 600,000 paundësh. Asim Tufail, 52 vjeç, tani do të përballet me një dënim të gjatë me burg, pasi akuzohet për trafik droge dhe armësh. Siç shkruajnë mediat britanike, ai ishte gjithashtu është i përfshirë në operacionet ndërkombëtare të pastrimit të parave dhe ka pranuar se merrej me ‘persona të rëndësishëm’ në Manchester dhe Liverpool.

Madje pretendohet se ka vepruar edhe në emër të kriminelëve të tjerë.

Në seancën e mbajtur në gjykatën e Manchesterit u zbulua sesi 52-vjeçari u thoshte borxhlinjve se kriminelëve që u mblidhte paratë ‘u kishte ardhur në majë të hundës nga lojërat e gënjeshtrat’. Kjo pasi borxhi kishte kapur shifrën prej 600 mijë paundësh që ende nuk ishte shlyer. Ai më pas u kërkoi aktet e pronësisë së një prone, si një mënyrë për të shlyer borxhin.

“Ai gjithashtu kërcënoi me ndërhyrjen e dikujt, të cilit i referohej si “shqiptari”,"- tha prokurori Tim Storrie KC, por as ai dhe as i pandehuri nuk e kanë zbuluar emrin e tij.

Bashkë me Tufail, po gjykohte edhe i biri, Junnaid Tufail, 23 vjeç, i cili e përshkroi babanë e tij si 'modelin e tij'. Të dy, duke përdorur rrjetin "EncroChat", shisnin armë zjarri për një rrjet kriminelësh. Në EncroChat, Asim njihej si 'Assassin Neë' ndërsa djali i tij njihej si 'Baby Assassin'. Ata të dy u arrestuan në Aeroportin e Mançesterit në janar 2021 përpara se të niseshin për në Dubai.

Babë e bir jetonin në Kenmore Road në Northenden. Asim Tufail ngiste një makinë të shtrenjtë dhe mbante në dorë një Rolex me vlerë 70,000 £, e gjitha e mbuluar me diamantë. 

“Më sill paratë se të solla SHQIPTARIN”/ Si i

Në gjyq, avokati i Asim Tufail, Elouise Marshall KC tha se asnjë bisedë e gjetur në "Encrochat" nuk është e vërtetë, por klienti i tij kishte dëshirë të mburrej ndaj kishte dërguar ato mesazhe./ZËRI

Poll

MOS HUMB