Aktualitet

Megaoperacioni antidrogë në Tiranë, Vocaj jep detaje: 35 persona të përfshirë, u sekuestruan 3.5 kg kokainë

Gjatë operacionet u sekuestruan 3.5 kg kokainë, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis, 27 telefona celularë, 5 automjet

E.K
Megaoperacioni antidrogë në Tiranë, Vocaj jep detaje: 35 persona
Tonin Vocaj

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Tonin Vocaj, ka dhënë detaje nga operacioni Tempulli 3, kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike. Vocaj tha se personat e arrestuar shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.

35 persona të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të lëndëve narkotike.

20 të arrestuar

5 të tjerë iu komunikua masa në qeli

10 të tjerë në kërkim.

Gjatë operacionit, për 20 personat është caktuar masa e sigurisë arrest me burg, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. U sekuestruan 3.5 kg lëndë narkotike kokainë, doza me heroinë dhe kanabis, 27 aparate celularë dhe 5 automjete.

Poll

MOS HUMB