Aktualitet

Merr fund TERRORI në Korçë! RENEA i vendos prangat 71-vjeçarit, brenda në banesë kishte kallash

Pasi i moshuari është larguar nga banesa, uniformat blu kanë kontrolluar banesën e tij, ku edhe është gjetur arma e zjarrit kallashnikov, me të cilën qëlloi i moshuari. 

k.m.
Merr fund TERRORI në Korçë! RENEA i vendos prangat
Pamje nga Korça

KORÇË- Policia e Korçës ka dhënë detaje lidhur me neutralizimin e 71-vjeçarit Edmond Naska, i cili terrorizoi sot qytetin duke qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij. Me një njoftim zyrtar, Policia e Korçës ka bërë me dije se 71-vjeçarin është dorëzuar pas negociatave me forcat RENEA dhe aktualisht është dërguar në ambientet e Komisariatit të Korçës. Pasi i moshuari është larguar nga banesa, uniformat blu kanë kontrolluar banesën e tij, ku edhe është gjetur arma e zjarrit kallashnikov, me të cilën qëlloi i moshuari. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Korçë

RENEA neutralizon dhe vë në pranga 71-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri, në ajër, nga ballkoni i banesës së tij. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 16, ku shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, qëlloi me armë zjarri, në ajër, nga ballkoni i banesës së tij, ju bëjmë me dije se: Me mbërritjen e njësive speciale RENEA, është krijuar perimetri i afërt i sigurisë, si dhe është negociuar me 71-vjeçarin, për t’u dorëzuar. Pas negociatave, 71-vjeçari është dorëzuar dhe më pas është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti./ZËRI

Poll

MOS HUMB