Aktualitet

Merr kasafortën dhe hidhet nga ballkoni, 'dështon' grabitja! Arrestohet shqiptari në Spanjë

Në momentin e arrestimit ai kundërshtoi me forcë efektivët, duke shtyrë disa prej tyre.

E.K
Merr kasafortën dhe hidhet nga ballkoni, 'dështon' grabitja!
Foto ilustruese

SPANJË- Një shqiptar, 27 vjeç është vënë në prangat e Policisë spanjolle këtë mërkurë pasi tentoi të grabiste një kasafortë nga një banesë. I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije ka hyrë në banesë dhe ka marrë prej andej unaza floriri dhe kasafortën, por grabitja nuk përfundoi sipas parashikimeve. Ai u pikas nga një fqinj, i cili e pa duke zbritur nga ndërtesa bashkë me kasafortën.

Pas marrjes së njoftimit, Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe u vu në ndjekje të të riut. Ky i fundit për të lehtësuar vrapin e hedh kasafortën në tokë por sërish nuk arrin të shpëtojë duke u arrestuar pak minuta më pas. Megjithatë ai ia doli të thyejë një kordon policie, por tentativat ishin të kota.

Në momentin e arrestimit ai kundërshtoi me forcë efektivët, duke shtyrë disa prej tyre. Au u dërgua në paraburgim dhe pritet të dalë para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Raportohet se 27-vjeçari është pjesë e një bande hajdutësh që vepron në zonë. Anëtarët e së cilës ende nuk janë identifikuar nga autoritetet./Zëri

Poll

MOS HUMB