Aktualitet

Merret peng dhe dhunohet i riu në Gjirokastër

Shkaqet nuk janë zbardhur ende, por dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobëta.

F.m
Merret peng dhe dhunohet i riu në Gjirokastër
Policia, Gjirokastër

GJIROKASTËR- Një 19-vjeçar është marrë peng dhe është dhunuar nga tre persona. Ngjarja, sipas njoftimit të policisë, ka ndodhur në Gjirokastër. Tre autorët e ngjarjes, mes tyre dhe një 15-vjeçar janë vënë në pranga dhe akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Mustafa Muhametaj, 41 vjeç, banues në Gjirokastër; Kristo Xhelili, 25 vjeç, banues në Vlorë, si dhe një 15-vjeçar (djali i Muhametajt), kanë marrë peng 19-vjeçatrin dhe e kanë dhunuar. Shkaqet nuk janë zbardhur ende, por dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë Gjirokastër:

I hoqën lirinë një 19-vjeçari, në automjet, ku dhe ushtruan dhunë ndaj tij, për motive të dobëta, arrestohen 3 shtetas. Menjëherë pas kallëzimit të një 19-vjeçari, se 3 shtetas e kishin marrë me forcë në një automjet dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit M. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër dhe K. Xh., 25 vjeç, banues në Vlorë, si dhe një shtetas 15 vjeç (djali i shtetasit M. M.), për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB