Aktualitet

'Mikrokreditë'! Kërkoi lirinë, GJKKO hedh poshtë për të tretën herë Arben Meskutin

Në shkurt të kërij viti, GJKKO hodhi poshtë një tjetër kërkes të tijën për heqje të masës së sigurisë.

F.I
'Mikrokreditë'! Kërkoi lirinë, GJKKO hedh poshtë
Arben Meskuti

TIRANË-Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi sërish sot (17 qershor) kërkesën e Arben Meskutit, për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg”, që ishte dhënë nga shkalla e parë më herët. Meskuti mbahet në paraburgim për dosjen e “Mikrokredive”, nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes skemës së mikrokredive.

Në shkurt të kërij viti, GJKKO hodhi poshtë një tjetër kërkes të tijën për heqje të masës së sigurisë. Arben Meskuti, aksioner i Final, rezulton që të ketë bërë lëvizje dhe të ketë marrë vendime, në kompaninë ku rezulton pronar i vetëm. Edhe pse me licensa që i janë revokuar nga Banka e Shqipërisë, si dhe me sekuestrimin e rreth 10 milionë eurove pasurive, Arben Meskuti, gjatë kohës që qëndron në paraburgim në Tiranë, rezulton se ka zhvilluar një mbledhje të asamblesë së ‘Final’, dhe ka marrë disa vendime.

Skandali i mikrokredive

Në maj të vitit 2024, Prokuroria e Tiranës lëshoi 9 urdhër-arreste për administratorët e subjekteve financiare dhe përmbaruesve në lidhje me skandalin e mikrokredive. Prej urdhër-arresteve, 5 prej tyre janë masa të sigurisë “arrest në burg”, ndërsa katër të tjera janë masa e sigurisë “Arrest në Shtëpi”.

Më konkretisht, në kuadër të operacionit të koduar “Liability-3” është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit Aldo Daka, 35 vjeç, Albert Gega, 36 vjeç, Edmond Mato, 51 vjeç dhe Arben Meskuti , 46 vjeç, të gjithë banues në Tiranë; Ndërkohë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetaset K.S., 36 vjeçe, Elda Ibro, 42 vjeçe, Alketa Tanushi, 39 vjeçe, dhe Jorsida Dervishi, 35 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë.

Urdhër-arrestet u lëshuan në lidhje me kallëzimin penal të bërë në vitin 2020 nga Ministria e Drejtësisë ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre.

Poll

MOS HUMB