
RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes vazhdon të gjurmojë dhe regjistrojë në mënyrë specifike të gjithë mercenarët e huaj që kanë mbërritur në Ukrainë për të marrë pjesë në aksionin luftarak të Rusisë kundër Ukrainës. Këta mercenarë kanë mbërritur që nga 24 shkurt 2022.
Mediat ruse shkruajnë se Rusia ka regjistruar numrin e mercenarëve të huaj që kanë mbërritur në Ukrainë si 13,387 persona. Në të njëjtën kohë, numri i mercenarëve të huaj të konfirmuar se kanë vdekur në betejë deri më tani është 5962.
Referuar listës, rezulton se nga rajoni i Ballkanit, Bosnje Hercegovina ka kontribuar me 200 mercenarë, 90 prej të cilëve pretendohet se janë vrarë në luftë. Por, nuk mungojnë as shqiptarët.
Sipas listës, kanë qenë në total 171 shqiptarë, 84 nga Kosova që tashmë janë vrarë në luftë dhe 87 nga Shqipëria, që gjithashtu raportohet të jenë vrarë.
