Aktualitet

‘“Mirëmëngjes o më i madhi në vend”, si siguroheshin pasaportat false për në BE dhe SHBA, përgjimet: Tri ditë t’i vonoj, pa merak

Personat që drejtonin grupin janë Bashkim Sula i cili konsiderohet organizatori dhe personi që bashkëvepronte me Xhelal Krasniqin, i cili në Kosovë kishte ndërtuar një laborator ku prodhoheshin dokumente të falsifikuara

E.K
‘“Mirëmëngjes o më i madhi në vend”, si
Foto ilustruese

TIRANË- Kanë dalë detaje nga dosja hetimore e SPAK, për grupin kriminal, që ndihmonin qytetarët të shkonin në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe, Kanadasë apo Amerikës.

Sipas dosjes së siguruar nga Top Channel, Sh.Gj. ka porositur një pasaportë false tek subjekti privat “Njazi Ademaj” për të shkuar në Irlandë.

Pasi ka siguruar dokumentin, ka marrë përsipër që t’ja dërgojë nëpërmjet agjencisë “Domi” në Spanjë nëpërmjet Rrezart Domit dhe ky i fundit e ka dërguar me shoferin e agjencisë Arsen Caka në Spanjë.

Ndërkohë po ashtu Sh. Gj. ka shkuar në Barcelonë me një nga furgonat e agjencisë dhe ka qëndruar në hotel derisa ka marrë dokumentet e falsifikuara.

Nga këqyrja e aplikacionit ëhatsApp, të subjektit “Njazi Ademaj”, rezulton se ka komunikime me numrin e regjistruar tek kontaktet me emrin ‘Germiz’ i cili dyshohet se është Sh. Gj..

Në datën 16.09.2023 ata kanë zhvilluar bisedën e mëposhtme:

[Germiz]: Qa bone

[Germiz]: Toni ma dha nr

[Germiz]: Desha me bo do letra

[Germiz]: F

[Njazi]: Ku je

[Germiz): Me shku në Irland

[Germiz]: Jam në Shqipri

[Germiz): Për moment

[Njazi]: Në qa vendi

[Germiz): N kukës

[Njazi]: Ok

[Njazi]: Kur të dush 3 dit t’i vonoj.

[Germiz]: Ok

Germiz]: I paske than

[Germiz] Per Venin

[Germiz] Po e mar edhe n tel

[Njazi] Ok

[Germiz] Nqa ore niset

[Germiz] T shtunën

[Njazi] Nga ora 11

[Germiz] E po mirë qenka

[Njazi] Fol me të vet

[Germiz] Po

[Germiz] Pa merak

[Germiz] Qke do bohet

[Germiz] Ajo

[Germiz] Apo si e lan

[Germiz] Ato

[Njazi] Si ta bej ai

[Njazi] Shoku

[Njazi] Pa merak rri i qet se e ka si për vete

[Germiz] Daxha vetem Greece jo e italiane

[Germiz] Se njifen shumë për keq këto

[Njazi] Pa merak rri

[Germiz] Ok ok.

Këtë pasaporte, subjekti Ademaj e ka dërguar në Spanje nëpërmjet agjencisë “Domi Travel”.

[Njazi]: Mimgjes o dagja

[Njazi]: 1 për të shtunën ësht në Kukës

[Njazi]: Mos harro

[Njazi]: Gjeja 1 ven të mirë

[R26]: Po dagja

Në datën 25.09.2023, kane zhvilluar bisedën e mëposhtme:

[Njazi] A fole me atë

Njazi] Ok

[Njazi] Ke dobët internet

[Njazi] Ma qo me foto

[R26] Po flas

[R26] Flas

R26] Sin me.

R26] B (Dyshohet se bëhet fjalë për Bashkim Sulën).

Gjatë udhëtimit pasaportën e ka mbajtur shoferi i kësaj agjencie, subjekti Arsen Caka, të cilit subjekti Ademaj, pasi ka marrë lekët, i shpjegon se duhet t’ ja japë pasaportën false shtetasit Sh. G..

Arseni i ka dërguar një fotografi ku dallohet një pasaporte e dyshuar e falsifikuar sllovene me të dhënat e shtetasit ‘Stanko Likar’ i dtl. 14.02.1996, seksi M, Ljubljana’.

Në datën 02.10.2023, kanë zhvilluar bisedën e mëposhtme:

Njazi: Mimgies o ma i madhi në vend. A ja jap numrin ati qunit, Kam maru pun me leket, Epja atë.

Si u zbërthye skema

Prokurorja e Posaçme Elida Karçkini ka infiltruar një agjent, i cili është paraqitur tek grupi kriminal si një shtetas i cili ishte interesuar të largohej nga Shqipëria. Gjithashtu ekspozohet roli i të gjithë të dyshuarve dhe konkretisht bëhet fjalë se të dyshuarit, mes tyre të arrestuar dhe nën arrest shtëpiak, por edhe persona ende në kërkim kanë mundësuar kalimin e paligjshëm të 44 shtetasve shqiptarë të cilët janë pajisur me dokumente të falsifikuara dhe ata paraqiteshin si shtetas sllovenë, italianë dh rumunë.

Personat që drejtonin grupin janë Bashkim Sula i cili konsiderohet organizatori dhe personi që bashkëvepronte me Xhelal Krasniqin, i cili në Kosovë kishte ndërtuar një laborator ku prodhoheshin dokumente të falsifikuara. Jo vetëm karta biometrike dhe pasaporta, por gjithashtu sipas fashikujve të hetimit edhe karta bankare. Në dosje tregohet se një filial i këtij laboratori ishte vendosur edhe në Tiranë dhe ky filial dyshohet se drejtohej nga Ylli Brahimaj që po ashtu prodhonte dokumente të falsifikuara. Agjenti i infiltruar ka ekspozuar në veprimtarinë e tij udhëtimin nga Shqipëria drejt Spanjës dhe më pas ka vazhduar udhëtimin ku ai paraqitej në mënyrë fiktiv

 

Poll

MOS HUMB