Aktualitet

Mori 25 mijë euro për të korruptuar gjyqtarin, GJKKO lë në “arrest shtëpie” avokatin

Avokati dyshohet se ka ndikuar tek gjyqtarët dhe për të favorizuar masën e dënimit ndaj një shtetasi, i cili akuzohet për ‘plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen’

f.t
Mori 25 mijë euro për të korruptuar gjyqtarin, GJKKO lë
foto ilustruese

KORÇË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak për avokatin Petraq Semani. Ai akuzohet se mori një shumë prej 25 mijë euro nga familjarët e një të dënuari për t’i ulur dënimin me 15 vite burg. Avokati dyshohet se ka ndikuar tek gjyqtarët dhe për të favorizuar masën e dënimit ndaj një shtetasi, i cili akuzohet për ‘plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen’

Urdhër arresti ndaj Semanit u ekzekutua 2 ditë më parë (20 shkurt). Në vendimin e sotëm të GJKKO gjithashtu është pranuar kërkesa e SPAK për marrjen në pyetje të avokatit.

"Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Petraq Semani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2 i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021), të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr. Penale, e caktuar me vendimin Nr. 15, datë 18.02.2024 të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton GJKKO.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB