
TIRANË-Sot vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut do të jenë prezenet që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të vendit. Në lartësinë mbi 600-700 metra në zonat malore reshjet priten të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 15m/sek, dallgëzimi në dete i forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen, në zonat malore 0 deri 11°C, në zonat e ulëta 6 deri 16°C dhe në zonat bregdetare 8 deri 16°C./ZËRI