
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, por nuk do të mungojnë as kalimet e vranësirave. Orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore – Juglindore. Megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë një rënie të lehtë, teksa këtë mëngjes termometri shënoi 9 gradë Celsius, teksa maksimalja pritet të arrijë deri në 27 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtës 55 km/h, duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./ZËRI
Poll