Aktualitet

Mot i qëndrueshëm me kthjellime, temperatura deri në 24 gradë Celcius

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie

F.I
Mot i qëndrueshëm me kthjellime, temperatura deri në 24
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Dita sot do të jetë me mot të paqëndrueshëm, ku priten dhe reshje të pakta shiu. Vranësirat do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit dhe në zonat Qëndrore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 24°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim i ulët./ZËRI

Poll

MOS HUMB