Aktualitet

Moti i keq/ Shembje masive dherash në Pukë - Fushë Arrëz, 150 banesa në Shkodër 'nën pushtetin' e ujit

Është konstatuar prezencë uji në rreth 25–30 banesa në njësinë Bërdicë dhe 10–15 banesa në Gur i Zi.

F.I
Moti i keq/ Shembje masive dherash në Pukë - Fushë Arrëz,
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR-Reshje të dendura shiu përfshinë vendin gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje dhe shembje masive dherash. Shtabi i Emergjencave ka bërë bilancin e situatës dhe pasojave të shkaktuara nga moti i keq në qarkun e Shkodrës. 

Është konstatuar prezencë uji në rreth 25–30 banesa në njësinë Bërdicë dhe 10–15 banesa në Gur i Zi. Për shkak të reshjeve të dendura, situata në territorin e Baskisë Vau i Dejës është përkeqësuar ndjeshëm. Dalja nga shtrati e përroit Glina ka përmbytur rreth 100 banesa dhe disa hektarë tokë bujqësore. Në lidhje me përroin e Glinës, është e domosdoshme kryerja e investimeve rehabilituese për të shmangur pasojat e përmbytjeve.

Ndërkohë, një shembje masive gurësh ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin rrugor Pukë – Fushë Arrëz, pranë kroit të Zojës. Si pasojë e rrëshqitjes së dheut, segmenti rrugor është plotësisht i bllokuar për qarkullimin e automjeteve.

Në vendngjarje ndodhen ekipet  të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit sa më shpejt të jetë e mundur. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonë.

Poll

MOS HUMB