Aktualitet

Moti i paqëndrueshëm! Reshje shiu e dëbore, parashikimi për sot

Në zonat malore në Verilindje dhe Juglindje të Shqipërisë do të ketë reshje të pakta dëbore.

F.I
Moti i paqëndrueshëm! Reshje shiu e dëbore, parashikimi për
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Sot vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë ditës. Nuk do të mungojnë reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal. Ndërsa në zonat malore në Verilindje dhe Juglindje të Shqipërisë do të ketë reshje të pakta dëbore.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindja-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 13m/sek, dallgëzim në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore -3 deri 6°C, në zonat e ulëta 0 deri 16°C dhe në zonat bregdetare 6 deri 15°C./ZËRI

Poll

MOS HUMB