
TIRANË- SPAK ka zbuluar se pas vrasjes së Arben Mërkurit të njohur ndryshe si "Maneci", grupi qëndron grupi me në krye Plaurent Dervishajn. 48-vjeçari u qëllua për vdekje teksa ndodhej në dyqanin e tij, në qendër të Sukthit, 3 vite pas atentatit ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj. Sipas SPAK, personat që kanë porositur, planifikuar dhe ekzekutuar vrasjen e tij janë personazhe të njohur të botës së krimit në zonën e Durrësit, duke përmendur edhe Plaurent Dervishajn. Sipas SPAK, Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan Shkëmbi), dhe të bashkëpandehurit Redjan Rraja e Ariol Halilaj akuzohen për kryerjen e veprave penale: "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.