Aktualitet

"Na nxirr një certifikatë familjare"/ EPIC FAIL! E-Albania dështon, drejtuesja e AKSHIT: Gabon edhe 'Diella'!

Por sot, pikërisht kur Diella duhet që të kryente detyrën, bëri një "epic fail".

k.m.
"Na nxirr një certifikatë familjare"/ EPIC FAIL! E-Albania
Mirlinda Karçanaj

TIRANË- "Diella" nuk ka qenë e gatshme sot që të "bashkëpunonte"! Gjatë ditës së sotme, në një takim për prezantimin e punës së Inteligjencës Artificiale në shërbimet publike dhe në portalin "e-Albania", u riprezantua edhe njëherë ndihmësja dixhitale që shfaqet në faqe për përdoruesit. 

Por sot, pikërisht kur Diella duhet që të kryente detyrën, bëri një "epic fail". Edhe njëherë tregoi se funksionet e saj nuk ishin dhe aq të sakta sa duhet. Kjo pasi në një moment, kryetarja e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj i kërkon Diellës një certifikatë familjare, por diçka shkoi keq! Këtë moment të sikletshëm Karçanaj tentoi që ta kalonte me disa të qeshura. 

"Gabon edhe Diella,"-tha ajo. 

MOMENTI ME VIDEO:

Poll

MOS HUMB