Aktualitet

"Nata është e Jona"/ Tubimi për 8 Marsin, aktivistet djegin reçipetat në shenjë proteste (VIDEO)

Protesta ka kulmuar me ndalimin e aktivistëve para godinës së Kryeministrisë, ku në shenjë proteste kanë djegur në zjarr brenda një tenxhereje reçipetat.

a.l
"Nata është e Jona"/ Tubimi për 8 Marsin, aktivistet
PROTESTA

TIRANË- Ka nisur marshim protesta e 8-Marsit, në kryeqytet. Në tubimin e mbrëmjes së sotme, përveç qindra qytetarëve, ka patur një prezencë dhe vend të veçantë për gratë, pasi mbrëmja e sotme përkon edhe me Ditën e Gruas. Marshimi ka nisur nga sheshi i "Lirisë", në qytet Studenti, duke ndjekur itinerarin e publikuar, nga vendi ku nis grumbullimi, drejt Liceut Artistik, duke përshkuar më pas rrugën nga Kryeministria, tek Bashkia Tiranë dhe sheshi "Skëndërbej". Himni i protestës është kënga "Nata është e jona", që përfaqëson kështu edhe moton e këtij tubimi.

"E shtypur në punë, e shtypur në shtëpi", "Nuk dua të blej tolerancë", "S'ka progres pa gruan", janë vetëm disa nga mbishkrimet në pankartat që dhjetëra qytetarë kanë mbajtur sot në duar gjatë marshimit në kryeqytet me moton "Nata është e Jona". Protesta ka kulmuar me ndalimin e aktivistëve para godinës së Kryeministrisë, ku në shenjë proteste kanë djegur në zjarr brenda një tenxhereje reçipetat.


Çfarë shënon 8 Marsi?

Dita Ndërkombëtare e Gruas është një festë globale dhe thirrje për veprim e shënuar nga demonstrata, kryesisht të grave, në mbarë botën, duke filluar nga protestat luftarake deri te vrapimet bamirëse.  Disa festojnë arritjet ekonomike, sociale dhe politike të grave, ndërsa të tjerë u kërkojnë qeverive të garantojnë paga të barabarta, akses në kujdesin shëndetësor, drejtësi për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe arsimim për vajzat. Është një festë zyrtare në më shumë se 20 vende, duke përfshirë Afganistanin, Burkina Fason, Ukrainën, Rusinë dhe Kubën, e vetmja në Amerikë. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB