Aktualitet

Ndërron jetë në QSUT i dënuari, ishte arrestuar tri javë më parë (EMRI)

Sipas njoftimit të policisë, 68-vjeçari Hajri Robi humbi jetën si pasojë e një arresti kardio-respirator.

l.k
Ndërron jetë në QSUT i dënuari, ishte arrestuar tri
Foto ilustruese

TIRANË-Një i dënuar ka ndërruar jetë rreth orës 05:00 në ambientet e Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, 68-vjeçari Hajri Robi humbi jetën si pasojë e një arresti kardio-respirator.

I ndjeri ishte arrestuar më 12 mars 2026 për veprën penale “dhunë në familje”. Më 14 mars, ai ishte transferuar në IEVP Lezhë, në zbatim të një vendimi të Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Më 30 mars 2026, i dënuari u dërgua nga institucioni i vuajtjes së dënimit drejt Qendra Spitalore e Burgjeve për trajtim mjekësor. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, më 2 prill ai u shtrua me urgjencë në Reanimacionin Qendror në QSUT. Sipas burimeve mjekësore, ai ishte diagnostikuar me hipertension arterial, diabet mellitus dhe frakturë subtrokanterike të majtë.

Njoftimi:

I dënuari me mjekim të detyruar, Hajri Ramazan Robi, i datëlindjes 07.01.1958, lindur dhe banues në Durrës, ishte arrestuar më datë 12.03.2026 për veprën penale “Dhunë në familje”. Ai ka hyrë në IEVP Lezhë më datë 14.03.2026, në zbatim të Vendimit Nr. 156, datë 13.03.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Më datë 30.03.2026, i dënuari është transferuar nga IEVP Lezhë dhe është shtruar në Qendrën Spitalore të Burgjeve. Në datë 02.04.2026 është shtruar me urgjencë në Reanimacionin Qendror, i diagnostikuar me hipertension arterial, diabet mellitus dhe frakturë subtrokanterike të majtë.

Janë zbatuar të gjitha procedurat e përcaktuara ligjore për këtë rast, duke u njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Prokuroria, Komisariati i Policisë, si dhe familjarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB