Aktualitet

Dyshohet se abuzoi sekualisht me një të mitur, ndalohet në Kakavijë 17-vjeçari i shpallur në kërkim

Sipas njoftimeve zyrtare, 17-vjeçari u kap në pikën kufitare të Kakavijës, teksa tentonte të arratisej jashtë vendit.

l.k
Dyshohet se abuzoi sekualisht me një të mitur, ndalohet në
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka ndaluar këtë të shtunë një 17-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar në prani të 2 të miturve të tjerë. Sipas njoftimeve zyrtare, 17-vjeçari u kap në pikën kufitare të Kakavijës, teksa tentonte të arratisej jashtë vendit. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të proceduar ligjërisht autorin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan një 17-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ky shtetas, në prani të dy shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kakavijë, në hyrje të RSH-së”, thuhet në njoftimin e policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB