Aktualitet

Ndërtimi i rrugës ‘Perlat-Lurë’, qytetarët dalin nesër në protestë

Vendimi ka ardhur pas një mori kërkesash për zbatimin e projektit 12.8 milion eurosh të ndërtimit të aksit Perlat-Lurë, që ndonëse duhej të përfundonte në fund të këtij muaj, prej rreth një viti është ndërprerë çdo punim.

Zeri

Ndërtimi i rrugës ‘Perlat-Lurë’, qytetarët dalin

MIRDITË- Të hënën e 17 marsit në orën 10:00 paradite, banorët e Mirditës, Matit e Dibrës, kanë paralajmëruar protestë dhe bllokim rrugësh me pikë takimi në vendin e njohur si “Livadhi i Turkut”, por që mund të shtrihet më gjerë. Vendimi ka ardhur pas një mori kërkesash për zbatimin e projektit 12.8 milion eurosh të ndërtimit të aksit Perlat-Lurë, që ndonëse duhej të përfundonte në fund të këtij muaj, prej rreth një viti është ndërprerë çdo punim.

Shumë familje nisën të investojnë në agroturizëm, bujqësi e blegtori pasi e panë nisjen e punimeve në rrugën piktoreske, si një favor, por sot dëmet ekonomike të tyre janë të parikuperueshme (pamje tufat e bagëtive dhe tokat). 


Me sa duket miliona euro të dhëna në kuadër të programit “AITP”, me mbështetjen e BERZH, kanë përfunduar diku tjetër.

Ndërkohë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, thotë në një përgjigje për banorët që prej 6 muajsh, se përfundimi i veprës do të ndodhë më 27 Mars 2025. Banorët e zonave që preken sidomos, por edhe në tërësi mirditorët dhe dibranët, kanë paralajmëruar ti bëjnë bllokadë çdo zyrtari apo shtetari, që në prag të fushatës elektorale nuk duhet të futen në këto zona për vota pasi nuk do të lejohen pa rinisur punimet për përfundimin e rrugës. Ata thonë se një pjesë e mirë e punonjësve të kantierit edhe nuk janë paguar për muaj të tërë, të cilët kanë bojkotuar punimet.

Poll

MOS HUMB